Si një nxënëse shembullore, Oriola uron ditën e mësuesit

Sot po shënohet 7 marsi, dita e mësuesit ku emra të njohur kanë shfrytëzuar rasti t’i urojnë dhe falënderojnë mësuesit e tyre të parë.
E njëjtë ka vepruar edhe supermodelja, Oriola Marashi përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Modelja nga Shqipëria përveç që ka falënderuar me emër mësueset e saj, ajo poashtu ka theksuar se ishte një nxënse shembullore.

“Gezuar 7 marsin te t’gjitha zyshat por sidomos ato te liceut qe kane qene me te mirat ne bote. Gjithmonë do ju kujtoj me dashuri, keni qene si prind i dyte per mua dhe jeni kujdesur me shpirt për te gjithe ne. Ju dua shum dhe faleminderit per cdo gje. Nxënësja juaj shembullore. Oriola Marashi”, ka shkruar ndër tjera Oriola në postimin e saj.

Ndërkohë, nëse asgjë tjetër, Oriola sot është një nga modelet më të sukseshme shqiptare./Indeksonline/