Si një shqiponjë kuq e zi, kush është aktorja e famshme që mori vëmendjen në “BAFTA”
Zonja e mrekullueshme në tapetin e kuq të “BAFTA”-s ishte tema kryesore në rrjetet sociale pasi pozoi për kamera.
Me një fustan të ngushtë saten të kuq me një detaj në pjesën e sipërme dhe një bisht të zi që e vishte nga pas, ylli i reality show-t vodhi gjithë vëmendjen, transmeton Indeksonline.

Por kush është ajo?
Zonja e bukur është Maura Higgins, një yll 35-vjeçar i reality show-t, e cila u bë e famshme kur përfundoi në finalet e reality show-t britanik “Love Island” në vitin 2019, dhe aktualisht mund të shihet në një tjetër reality show, “The Traitors”. Ajo iu bashkua elitës së aktrimit dhe personazheve të famshëm që morën pjesë në ceremoninë prestigjioze në Royal Festival Hall.
Higgins mbante veshur një fustan tërheqës të zbukuruar me rruaza të zeza dhe të kombinuar me detaje të ndryshme si doreza të zeza transparente, por vetë fustani ishte pika kulmore e mbrëmjes dhe nuk kishte nevojë për shumë bizhuteri për ta theksuar. Me një grim të thjeshtë që i nxirrte në pah tiparet e saj, ajo i lidhi flokët mbrapa.
Edhe pse Higgins nuk është nominuar ende për ndonjë çmim, ajo debutoi në aktrim në komedinë irlandeze “The Spin” dhe, me të mbërritur në tapetin e kuq, i bëri përshtypje të gjithë të pranishmëve, përfshirë “ekzekutivët e mëdhenj të Hollivudit”, sipas Daily Mail-it ./Indeksonline/

