75 Mall Live Search
13:43 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

S’i njohin vendimet e shtetit, aksion në Podujevë dhe Mitrovicë për lojërat e fatit!


Organet e sigurisë kanë arrestuar disa persona të përfshirë në aktivitete të lojërave të fatit.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në dy komuna, Mitrovicë dhe Podujevë.

Në këtë të fundit, janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër pasi të njëjtit janë takuar në një lokal  të lojërave të fatit.

Dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.

Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga njësit policore janë konfiskuar 6.654 (gjashtë mijë e gjashqind e pesëdhjetë e katër) euro.

Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Ndërsa, në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë raportohet se gjatë patrullimit njësiti policor ka hasur në një lokal në të cilin lokal  kishte qenë duke u zhvilluar aktivitet i lojërave të fatit- bixhozit.

Në atë lokal  është hasur duke luajtur bixhoz një person me të cilin kishte qenë edhe një punëtorë i  lokalit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorë e ATK-së dhe inspektorët komunal dhe kanë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra të bixhozit.

Pas procedurave  nga inspektorët lokali është mbyllë, është njoftuar prokurori sipas të cilit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/