“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën
Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar diten e sotme në emisionin “Breaking”, ku sollën një atmosferë të lehtë dhe plot humor, duke shkëmbyer batuta që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku. Dy figurat e njohura të ekranit treguan edhe një herë se raporti i tyre shoqërohet me ironi të shëndetshme dhe spontanitet, elementë që e bënë intervistën veçanërisht argëtuese.
Biseda mori një kthesë komike kur Luizi iu drejtua Julit duke i kujtuar eksperiencën në “Big Brother”, duke e ngacmuar për humbjen ndaj Eglës. Me tone shakaje dhe mes të qeshurave në studio, Luizi tha:
“Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla”.
Jul Deda nuk vonoi t’i përgjigjej në të njëjtën frymë, duke kthyer batutën në favor të tij. Ai theksoi se, sipas tij, është më e pranueshme të humbasësh përballë Eglës sesa të mundesh nga Luizi:
“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Luizin”.
Shkëmbimi i tyre u prit me të qeshura nga të pranishmit, duke treguar se pavarësisht rivaliteteve televizive, raporti mes tyre mbetet sportiv dhe i mbushur me humor. Momenti u bë shpejt një nga pjesët më të komentuara të intervistës, duke rikthyer në vëmendje dinamikat dhe debatet që kanë shoqëruar figurat publike pas eksperiencave të tyre në reality show.

