Si nuk pati kushte gjykata që të mundësojë mbajtjen e seancës për vrasjen tek “Adria”

Ka dështuar të mbahet të martën, gjykimi për vrasjen e cila ndodhi më 19 mars 2023, rreth orës në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë.
Kjo, pasi që mbrojtësi i të akuzuarit Avni Mustafa, avokati Besnik Berisha kërkoi që të shikohet CD-ja e momentit kritik.
Por gjykata nuk arriti të sigurojë sallë me pajisje teknike, andaj edhe seanca u ndërpre.
I akuzuari Avni Mustafa më 19 mars 2023, rreth orës 13:20, në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë, për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.T, duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.
Paraprakisht, thuhet se me vëllanë e tij, Mustafë Mustafa ishin takuar me tani të ndjerin dhe dy dëshmitarë, e që pas fjalosjes nisen të dalin nga hoteli, ku i akuzuari nxjerr revolen nga çanta e repetit dhe ia drejton R.T., e ky i fundit me qëllim të vetëmbrojtjes nxjerrë thikën dhe e godet të pandehurin Mustafë Mustafa e më pas të pandehurin Avni Mustafa.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”, nga neni 172 të Kodit Penal dhe atë “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal./Indeksonline/