75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / AR

Si nuse Kosove, Egli mahnit me veshjen tradicionale

Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor.

Në postimin e publikuar në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbresëlënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që thekson elegancën dhe bukurinë e saj, shkruan Indeksonline.

Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER 🤫”, Egli paralajmëron publikimin e këngëve të reja që pritet të dalin nesër.

Projekti titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe është në bashkëpunim me këngëtaren Fifi dhe artistin Mergim Taa.

Fansat janë të entuziazmuar për këtë ritën muzikor dhe stili tradicional i Egli Takos ka marrë shumë vëmendje dhe komplimente në rrjete sociale./Indeksonline/