Si pa kuptuar, Monika ‘u shfaq’ në Oscars

Mbrëmjen e të dielës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars dhe buja e këtij eventi vazhdon ende.
Audienca shqiptare ka vënë në dukje një detaj tek aktorja Tiffany Haddish.

Fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.

Fustani është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti nga Kosova.

Fustani i zi është i gjatë dhe vëmendja tërhiqet nga detaji i argjendtë në pjesën e dekoltesë.

Edhe vetë Monika ka postuar një foto ku shihet ajo dhe Tiffany Haddish duke shprehur kështu kënaqësinë që aktorja amerikane është veshur si ajo.
