08:59 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë humb jetën një 18 vjeçar

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.

Ngjarjen e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë Zahiti.