15:57 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / AR

S’i pëlqejnë dhuratat e fëmijës, qëllon me armë zjarri në baby shower!

Sherri për dhuratat e fëmijës e ktheu në tragjedi një festë të zhvilluar të Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Policia sqaroi njerëzit e tmerruar në zonë se nuk bëhej fjalë për të shtëna masive, por për një incident të izoluar familjar, i cili përfundoi megjithatë me tre të plagosur.

Hetimi paraprak tregoi se incidenti nisi pas një sherri mes familjarëve, i cili u përshkallëzua deri në dhunë fizike e pastaj, një person i dyshuar mori një armë gjysmë automatike 9 milimetërshe e shtiu tre herë mbi grupin e 25 miqve dhe të afërmve të mbledhur për baby shower.

Tre persona morën plage ne trup: një 23 vjeçar, një vajzë 19 vjeçe dhe një djalë 16 vjeç. Nuk dihet sesi është gjendja e të lënduarve, që u dërguan me urgjencë në spital.

Pas mbërritjes së policisë, autori i sulmit njoftohet të jetë dorëzuar pa bërë rezistencë.