23:49 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Si po e kalojnë banorët e “Big Brother VIP” natën e fundit në shtëpinë e famshme

Banorët e “Big Brother VIP” po kalojnë natën e fundit në shtëpinë e famshme.

Kjo natë ka përkuar edhe Pavarësinë e Kosovës dhe finalistët kanë përgatitur një spektakël në nderim të 14-vjetorit.

Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel, janë veshur me veshje tradicionale dhe kanë zhvilluar edhe një darkë në ‘sofër’, ku edhe u urojnë shikuesve festën.

Gjithashtu ata kanë shkruar poezi dedikuar kësaj dite dhe vallet popullore nuk kanë munguar.