22:27 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Si poston këso fotosh sikur mos të kishte ndodhur asgjë”, shpërthen keq Big Mama

Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama para pak javësh u përball me një dhimbje brenda familjes, i ati i saj vdiq.

Ndërsa ajo vendosi të përballoj dhimbjen, dhe të vazhdojë me punët e saj që kanë të bëjnë me muzikën dhe moderimin, shkruan Indeksonline.

Ajo tashmë po qëndron në Tanzani dhe nga atje është shfaqur me anë të disa fotografive.

Në njërën nga fotografitë e saj, vërehet se si një komentues ka kritikuar Big Maman për pozat që ka bërë, derisa para pak kohe është ndarë nga jeta babai i saj.

Ajo ka vendosur të përgjigjet, madje ka shpërthyer keq ndaj komentuesit. /Indeksonline/