75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / AR

Si princeshë në të bardha, aktorja magjepsë në premierën e “The Housemaid”

Sydney Sweeney tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj të ri triller psikologjik “The Housemaid”, që u mbajt të hënën në Los Angeles.

Aktorja 28-vjeçare u shfaq elegante me një fustan të bardhë të thellë, duke lënë pas imazhin e saj të fundit më të diskutuar.

Fustani pa mëngë theksonte linjat e saj dhe krahët e tonifikuar, ndërsa stili i përgjithshëm kujtonte pamjen glam të veshjeve klasike të Hollywood-it, shkruan “DailyMail”.Image

Silueta elegante plotësohej nga një bel i hollë me strukturë korseti dhe një fund voluminoz, i zbukuruar në skaje me pupla të bardha.

Sydney i kishte lëshuar flokët në onde të buta, të ndara anash, ndërsa grimi i rafinuar vihej në pah nga buzët e kuqe. Aksesorët ishin minimalë, me vathë diamanti që i shtonin shkëlqim pamjes.Image

Në film, ajo luan rolin e Millie Calloway, një shërbëtore që pranon të jetojë në shtëpinë e një çifti të pasur dhe përfshihet gradualisht në sekretet e errëta të familjes, ku Amanda Seyfried interpreton gruan e martuar.

Në premierë morën pjesë edhe bashkë-aktorët Amanda Seyfried dhe Brandon Sklenar, si dhe emra të tjerë të njohur si Awkwafina dhe Skai Jackson.

Amanda Seyfried kontrastoi me një fustan të kuq elegant, duke kompletuar atmosferën glam të mbrëmjes.