75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Si prodhim i Netflix-it kjo dramë! Barça i kthen Ter Stegenit shiritin e kapitenit

FC Barcelona i ka kthyer Marc Andre Ter Stegenit shiritin e kapitenit!

Pas një drame të panevojshme mes portierit gjerman dhe ekipit katalunas, ujërat tashmë janë qetësuar, shkruan IndeksOnline.

E tëra nisi kur Ter Stegen vendosi të mos përfill rregullat e ekipit për ndërhyrjen kirurgjikale që i duhet ta bëjë.

Por, pas një kërkimfaljeje publike që Ter Stegen bëri disa orë më parë, Barcelona njofton se ai ka nënshkruar autorizimin që i lejon Shërbimeve Mjekësore të Klubit të paraqesin raportin e kërkuar mjekësor në La Liga, pas operacionit të tij.

Çështja disiplinore konsiderohet e mbyllur dhe gjermani ka rifituar shiritin e kapitenit me efekt të menjëhershëm.