Si PSG-ja, Suhareka po blen çkado e kudo

Suhareka nuk e ka në plan të ndalet me blerje. Skuadra e Ligës së Parë sapo ka zyrtarizuar transferimin e Ilir Sylës.
Mbrojtësi i Dukagjinit të Klinës është bashkuar menjëherë me suharekasit në fazën parapërgatitore.
Kjo skuadër është më e përforcuara në afatin kalimtar të janarit.
“Ju njoftojmë që përforcimi ynë i rradhës është qendërmbrojtesi Gjakovar , Ilir Syla i cili bashkohet me klubin tonë qysh në fazën përgaditore.
Syla tash e disa vite është pjesë e elitës së futbollit Kosovar duke treguar cilësi e shumë siguri , së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit së Klinës por edhe te Vëllaznimi e Istogu në të kaluarën.
I urojmë mirëseardhje Ilirit , na priftë e mbara” thuhet në njoftimin e Suharekës./Indeksonline/