75 Mall Live Search
13:33 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Si qëndron e vërteta për ndarjen e Adriana Matoshit nga partneri i saj

Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi dhe partnëri  i saj, Keith Owen Groeneveld kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit ku u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të differences prej 19 vitesh që ajo ka me të dashurin afrikan.

Prive ka bërë të ditur se cifti nuk i ka dhënë fund romances së tyre, edhe pse po mbajnë lidhje në distancë .

Edhe pse Keith ndodhet me punë në Belgjikë, kjo nuk po i pengon çiftit ta duan njëri tjetrin dhe t`i kalojnë sfidat së bashku.

Rikujtojmë se gjatë muajt dhjetor të vitit të kaluar, aktorja u përball me një betejë të vështirë.

Preku të gjithë me rrëfimin e saj në rrjetet sociale ku tregoi se pas 9 vitesh, asaj iu rikthye sërish tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni, por që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

Pak javë pas operacionit ajo u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.