75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / AR

Si qëndron raporti i Meritonit me Noizyn? Moderatori befason me përgjigje

Meriton Mjekiqi cilësohet si njëri nga moderatorët më të suksesshëm në shqiptari.

Ai po kujdeset të thyej rekorde me emisionin “Me Meriton Mjekiqin”, i cili transmetohet çdo të diele nga ora 20:00, shkruan Indeksonline.

Mjekiqi së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Prive’, ku ka bërë rrëfime mjaftë interesante sa i përket jetës profesionale si dhe atë personale. Gjatë kësaj interviste nuk munguan pyetjet provokuese ndaj moderatorit, i cili befasojë me përgjigjet e tij.

Çka i kishe thënë sot Noizyt?

Noizyt sot i kisha thanë vazhdo puno punën tende se gjithmonë ka arritë qëllimet e tij”.

Në një të ardhme të afërt a do të bëhesh sërish baba?

“Pyetje që nuk mbohet shpesh por është një përgjigje që nuk mundem me ta dhon lehtë. Kështu që mendoj që njëherë nuk jam i gatshëm për të dytin”.

Raporti me Don Xhonin?

Gjithmonë të mira me krejt”.

A ka diçka të re ka ardhja e Unikkatilit në emision?

Jom duke u mundu për me pru Unikkatilin, por hala nuk ka diçka konkrete”.

A do hyje në ‘Big Brother Vip’?

Mu ka bo ftesa para se me fillu. Por se di. Mundem me qenë i ftum për respekt, ndonjë detaj ndonjë surprizë diçka por nuk e shoh vetën me qëndru 24 orë, jo pse e shfaqi realitetin tem po sepse kam shumë punë, kam shumë ambicie dhe jom 26 vjet s’mundem mi humb 3 muj mbyll ose 1 muj a dy”, tha ndër tjerash Mjekiqi./Indeksonline/