Si qëndron raporti mes Kushtrimit dhe Sases? Këngëtari habit me përgjigjen
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani ka folur për marrëdhënien me Sasa Hodën, banoren me të cilën sa ishte brenda ishte shumë i lidhur.
Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, artisti tregoi se ka dalë për të pirë kafe me Sasën, dhe me të njëjtën kanë biseduar për shumëçka. Megjithatë, ai konfirmoi se me ish-banoren përpos shoqërisë së mirë, nuk ka asgjë më shumë.
“Kemi dalë, kemi pi kafe, kemi folur për ditët brenda shtëpisë së BBVK-së, përndryshe fjalët qëndrojnë që jemi dy shokë shumë të mirë edhe jashtë”, u shpreh Kelani në Klan Kosova.

