75 Mall Live Search
20:15 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Z S

“Si qeveri në detyrë…” – Kurti flet për vendimet që i kanë marrë sot në mbledhjen e 258-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kabineti qeveritar ka mbajtur sot mbledhjen e 258-të.

Sipas Kurtit gjatë kësaj mbledhje janë marrë gjithsej 14 vendime në fusha të ndryshme.

Këto janë vendimet :

Emëruam Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale  Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A” Prizren;

-Aprovuam në parim kërkesën për huamarrje në vlerë prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës;

-Themeluam grupet koordinuese dhe intervenuese për Ariun e murrmë, Rrëqebullin Ballkanik si dhe Ujkun;

-Rialokuam 147 mijë euro për dy projekte kapitale: “Parku i Aventurave” në Kamenicë; dhe “Ndërtimi i rrugës Dragancë e re dhe Dragancë e vjetër”, në Novobërdë;

-Bartëm të drejtën e shfrytëzimit të ngastrës te Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, me qëllim të ndërtimit të Monumentit të Dëshmorëve të rënë më 17 korrik 1998, te vendi “Rrasa e Zogut”, në Bjeshkët e Junikut.;

-Miratuam Planin e Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës, 2022-2026.

Gjithashtu miratuam tre vendime përfundimtare për shpronësim për interesin publik për tri projekte:

– Varrezat e fshatit dhe fusha sportive në Dobërçan të Gjilanit;

– Çerdhja e fëmijëve, hapësira gjelbëruese dhe infrastruktura rrugore në Gjilan; dhe,

– Zgjerimi i rrugës nacionale N2 segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”./Indeksonline/