75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / G T

Si Ramosi dikur, Asencio mbrëmë bëri ndërhyrjen e javës

Raul Asencio mbrëmë bëri ndërhyrjen e javës në UEFA Champions League, në fitoren e Real Madridit ndaj “Zonjës së Vjetër” me rezultatin minimal 1:0.

Sulmuesi i Juventusit, Lois Openda, ishte vetëm me portier dhe kishte hapësirë disa sekondëshe për të goditur pa problem drejt portës, shkruan Indeksonline.

Në momentin kur e bëri, ishte Asencio ai që me ndërhyrjen e tij e bllkoi goditjen që po shkonte drejt portës.

22-vjeçari tregoi se nuk është rastësisht te skuadra e Real Madridit./Indeksonline/