Si rrallë herë Dafina Zeqiri shfaqet pa pikë grimi, befason me dukjen!
Dafina Zeqiri është nga këngëtaret e rralla që nuk heziton të shfaqet pa grim.
Edhe në imazhin që ka publikuar këtë herë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Dafina është shfaqur e thjeshtë dhe pa make-up, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht kësaj, Dafina ka mahnitur me fytyrën e pastër e cila i bënte dritë nën rrezet e diellit.

Ndryshe, Dafina që nga rikthimi nga Amerika ka qenë goxha aktive si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte./Indeksonline/