23:04 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si rrallë herë, Dua Lipa me Bebe Rexhën, duken kaq atraktive [Foto]

Tashmë jemi dëshmitarë të shumë prej këngëtareve shqiptare me famë botërore, të cilat bëjnë krenarë shqiptarët kudo që janë.

Të tilla janë Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa.

Me përjashtim të Duas dhe Ritës, të cilat nuk është se kanë ndonjë raport mes vete, krejt e kundërta ndodh me artisten tjetër të famshme, Bebe Rexhën.

Ajo është një mikeshë e të dyja vajzave kosovare.

Së fundmi, Bebe Rexha ka pasur rastin të takojë Dua Lipën në festivalin “Lollapalooza” në Çikago.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet përkrah çikës kosovare, ndërsa shihet mjaft e lumtur që është takuar me të.

Përndryshe, ato kanë marrë shumë komente nga fansat e tyre, e veçanërisht nga shqiptarët, të cilët ndjehen shumë të lumtur për takimin mes vete të dy krenarive shqiptare.

Kjo fotografi madje është pëlqyer edhe nga Rita Ora, ndërsa edhe Dua vet i ka bashkëngjitur një koment duke i shkruar këngëtares shqiptare “Sa kënaqësi të të shihja sërish engjëll”.

Bebe Rexha është takuar shumë herë edhe me Rita Orën, me të cilën së fundmi solli edhe një bashkëpunim, së bashku edhe me Cardi B dhe Charli XCX të titulluar “Girls”.