22:32 / E Enjte, 10 Tetor 2019

Si rrallë herë, mbulohet Kim Kardashian

Kim Kardashian ka befasuar me paraqitjen e fundit që bëri në rrjetet sociale.

Ylli televiziv ditët e fundit ka vizituar shtetin e Armenisë nga ku edhe e ka prejardhje familja e saj, shkruan Indeksonline.

38 vjeçarja ka sjellur disa fotografi nga vizita atje, kësaj radhe Kim së bashku me vajzën e saj të madhe, North vizituan një kishë ndryshe nga herët e tjera ajo siç e do zakoni u paraqit e mbuluar me një shami mbi kokë.

“Faleminderit Armenia për një udhëtim kaq të paharrueshëm. E bekuar që u pagëzova me foshnjat e mia në selinë e shenjtë Etchmiadzin, katedralja kryesore e cila nganjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 303 pas Krishtit”, ka shkruar Kim sipër imazheve./Indeksonline/