Si rrallë herë, motrat Kardashian befasojnë me thjeshtësinë
Motrat e famshme Kardashian edhe pse kanë një jetë dinamike ato janë të përkushtuara edhe ndaj jetës familjare.
Kjo u dëshmua edhe në një imazh që ka publikuar Kim Kardashian në ‘Instagram’ derisa shihet së bashku me motrën e saj, Kourtney Kardashian teksa po dërgonin dy vajzat e tyre në shkollë, shkruan Indeksonline.

“Pushimi pranveror ka përfunduar” ka shkruar Kim përkrah imazhit i cili për vetëm pak minuta arriti ti marrë mbi 1 milion klikime e mijëra komente.

Përveç kësaj ato kanë befasuar edhe me pamjen pa grim dhe veshjen e thjeshtë gjë të cilën ato nuk e bëjnë shumë shpesh./Indeksonline/