09:22 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / B O

Si rrufe! Grekët mahniten me avionët luftarak francez mbi Egje

Grekët janë impresionuar nga avionët francezë “Rafale” që fluturuan mbi Egje gjatë stërvitjes ushtarake “Skyros 2021”. Mediat greke kanë publikuar pamjet nga stërvitja ushtarake duke i cilësuar mbresëlënëse.

Sinjali është i qartë për Turqinë, armikun e vjetër, që në fund të vitit të kaluar ishin në prag të luftës. Stërvitja u zhvillua në prani të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare greke Nikos Panayotopulos dhe Ambasadorit të Republikës franceze Patrick Mezonev.

Greqia bleu 18 avionët luftarakë “Rafale” për të dominuar Egjeun.