17:02 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si sot, 23 vite më parë: Del Piero shënoi golin e parë në Champions League

Në këtë ditë të vitit 1995, 20-vjeçari Alessandro Del piero ka shënuar golin e tij të parë në Champions League për Juventusin.

Vetëm 16 skuadra ishin duke sfiduar në këtë kompeticion aso kohe, dhe ”Zonja e Vjetër” ishte në një grup të vështirë me Dortmundin, Steaua Buchurestin dhe Rangers.

Ndeshja e parë në grup ishte udhëtimi në Gjermani, dhe Dortmundi kaloi në epërsi pas vetëm një minuti përmes Andreas Moller.

Goli i barazimit erdhi 13 minuta më vonë, ku Del Piero bëri një krosim mjaft të mirë për Michele Padovano, transmeton IndeksOnline.

Image result for del piero debut goal in champions league

Një asistim ishte gjë e mirë për fillimin e aventurës së Del Pieros në Champions League, por gjërat u bën edhe më mirë në minutën e 37-të.

Pas një kundërsulmi nga Paulo Sousa, portugezi e vazhdoi topin drejt Del Pieros, i cili shënoi një gol fantastik nga krahu i majtë.

Dhe një gol i Antonio Contes në pjesën e dytë i dhuroi Juventusit fitoren, 3-1, teksa Del Piero vazhdoi të shënojë edhe në katër ndeshjet e ardhshme radhazi.

Deri në fund të karrierës, Del Piero shënoi 42 gola në Champions League, por asnjëri prej tyre nuk ishte më i bukur se i pari./IndeksOnline/