Si ta digjni dhjamin në bark dyfish më shpejt
Dëshironi të digjni më shumë yndyrë pa u munduar ekstra?
Epo, siç duket sekreti është të ushtroni para se ta keni ngrënë shujtën e mëngjesit.
Studimi ka treguar se ata të cilët e vonojnë shujtën e mëngjesit mund ta djegin yndyrën deri në dyfish më shpejt sesa ata që stërviten pasi të kenë ngrënë.
Kjo rutinë madje mund t’jua zvogëlojë edhe rrezikun e tipit 2 të diabetit dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ndonëse shkencëtarët besojnë se ky zbulim është interesant, ata e pranojnë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’i eksploruar efektet e shujtës së mëngjesit në djegie të yndyrës.