07:49 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Si ta forcosh lidhjen e dashurisë edhe në kushtet e karantinës

Është vërtet e vështirë për të mbajtur një raport gjithmonë pasionat. 

Ku më shumë se tani, kur kaloni 24 orë bashkë, mund të përballesh me konflikte, krizë, dyshime dhe kjo është diçka normale. Nëse do të gjeni mënyrat e duhura dhe do të veproni siç duhet, do ta kuptoni se nuk është dhe aq tragjike sa duket të jesh 24 në 24 bashkë, por është thjesht një nivel i ri në marrëdhënien tuaj, një provë që mundet t’ju ketë gjetur edhe juve të papërgatitur.

Kjo është arsyeja se përse po ju tregojmë disa këshilla bazë që të mos e bezdisni dhe as mërzitni njëri-tjetrin në këtë periudhë prove për të dy.

Bëni një plan

Askush nuk e di sa ditë do të zgjatë karantina, por ajo që dihet me siguri është që nuk mbaron për pak ditë. Kjo do të thotë që, të paktën për javën, të bëni një plan me aktivitetet që do të bëni në shtëpi. Një ditë mund të jetë pastrimi i gardërobës, një ditë tjetër ndryshimi i mobilieve, një ditë “sfida e gatimit” e kështu me radhë. Duke qenë më krijues, do ta keni më të thjeshtë të kaloni ditët të mbyllur në shtëpi, por edhe nuk do të mërziteni me njëri-tjetrin.

Bëni çdo punë të mundshme bashkë

Kjo do të thotë që nëse i bëni gjërat bashkë, zbuloni edhe më shumë cilësi për njëri-tjetrin, por punët në shtëpi mund t’i organizoni edhe në formën e një loje, e një gare, e cila, në fund ju shpërblen me një çokollatë, “dënon” atë që do të bëjë drekën e kështu me radhë. Mund të bëni “garë” mes njëri-tjetrit se kush do e mbarojë punën më shpejt, merr disa puthje, përqafime.

Psikologjia moderne beson se rregullat strikte në një familje mund të jenë gjithashtu një arsye për konflike. Rregullat e tilla japin përshtypjen e një pune të dytë, jo një shtëpie komode.

Vendosni prioritete

Është e vërtetë që shumica prej nesh punojnë nga shtëpi dhe ky orar duhet të respektohet edhe nga partneri. Nëse ju keni një email urgjent për të nisur, atëherë gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë. Kjo, jo gjithmonë mund të kuptohet nga bashkëjetuesi. Tregohuni më tolerant dhe respektoni prioritetet e secilit nëse doni që raporti juaj të jetojë gjatë.

Puna, online apo jo, është gjithmonë një burim konflikti në familje, por nëse respektoni hapësirat e njëri-tjetrit dhe punën e tij, atëherë edhe kjo periudhë karantine do të jetë më e shkurtër.