07:48 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Si ta harroni fiksimin tuaj?

Fluturat në stomak që ndjen kur keni një fiksim të ri, janë një ndër ndjesitë më të bukura. Nga ana tjetër, kur nuk merrni një përgjigje të ngjashme, është ndër ndjesitë më të këqija. Sidoqoftë ka kurë edhe kjo ashtu si çdo gjë tjetër.

Mendo për ndikimin që ky njeri ka tek ti

Nëse anët negative peshojnë më shumë sesa ato pozitive në lidhje me të, kjo do t’ju ndihmojë ta kaloni. Nëse ka një lidhje tjetër që është lënë pezull, gjithashtu. Nëse nuk ka të njëjtat ndjenja që keni ju për të, është një arsye madhore për të ecur para dhe për të ndërprerë marrëdhëniet me të.

Krijo pak distancë

Në momentin që nuk po flisni më me të, nuk do të jeni në ankth për të kontrolluar telefonin, nëse ju ka shkruar apo jo. Përpos kësaj, sa më shumë kohë të kalojë pa folur aq më pak do t’ia ndjeni mungesën.

Mbaje veten të zënë

Fokusohuni te vetja dhe gjërat që duhet të bëni në mënyrë që të arrini pikësynimet tuaja. Krijoni një axhendë me orare fikse për të kryer detyra të vogla gjatë ditës, në mënyrë që të hiqni mendjen dhe të përdorni më pak telefonin.

Mos nxito

Çdo gjë ka kohën e saj prandaj mos u mundoni t’i nxitoni ato. Që të superoni ndjenja të caktuara si fillim duhet t’i pranoni ato. Më pas mund të punoni me veten për t’i zbehur.

Bëhu i/e fortë

Nuk do themi asnjë nga klishetë e rastit. Sidoqoftë duhet të jeni shumë të lumtur që jeni të aftë të përjetoni ndjenja të tilla, pasi jo çdokush është.

Mos i humb