15:40 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / B O

Si ta kursejë enegjinë elektrike gastronomia?

Ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në restorante është përgatitja e ushqimit, ftohja dhe ngrohja e ambientit.

Ne mund të veprojmë me hapa të vegjël SOT, që të ndihmojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes elektroenergjetike të vendit, për muajt e vështirë që do të vijnë me ftohjen e motit.

Filloni t’i aplikoni këto ndryshime në rutinën tuaj ditore:

  • Fikni disa nga poçat dekorues, që nuk do të ndikonin në uljen e ndriçimit të nevojshëm të ambientit.
  • Gjatë natës mos harroni ta fikni ndriçimin dhe pajsijet e tjera shpenzuese.
  • Akordoni termostatin e kondicionerit në 24 gradë celcius, që konsiderohet të jetë temperaturë efiçiente.
  • Nëse nuk keni alternativë të ngrohjes (përpos me energji elektrike) për ditët e ftohta, akordoni temostatin në atë mënyrë që ambienti të jetë i rehatshëm, por jo i ftohtë. Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 19 gradë.
  • Gjatë ditës ndalni ngrohjen tërësisht për disa orë. Kjo nuk do të ndikoj aq shumë në ndryshimin e temperaturës së rehatshme të hapësirave, por kursimi në anën tjetër do të jetë i madh.
  • Parandaloni ngrohjen e hapësirave të caktuara, aty ku nuk ka nevojë, duke vendosur në kaldajën qendrore një ndërprerës kohor (wifi, digjital apo mekanik).

Ndërsa si masa afatgjate, ju mund t’i:

🟩 Zëvendësoni poçat tradicional me ata efiçient

🟩 Zëvendësoni pajisjet elektrike jo-efiçente me pajisje efiçiente, etj.