10:35 / E Hënë, 19 Gusht 2019

Si ta menaxhoni stresin gjatë verës?

Temperaturat e larta ndonjëherë na bëjnë të mendojmë për sezonin e verës, se si do ta kalojmë atë.

Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa mënyra të efektshme, të cilat do ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.

Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat ju dëmtojnë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.

Bëni shëtitje në plazh: 30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.

Provoni të bëni joga: Gjatë verës mund t’u bashkoheni grupeve, të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.

Eksploroni natyrën: Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë: Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë det.

Ekspertët e ISHP-së thonë po ashtu, ruajta e qetësisë, qëndrimi aktivë, kujdesi për trupin qëndrimi i fokusuar tek e tashmja, fikja e pajisjeve elektronike dhe fokusimi te personat e dashur, kryerja e aktivitete që ju pëlqejnë janë mënyra për menaxhimin e stresit gjatë stinës së verës.