07:15 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Si ta nisim ditën dhe ta ruajmë produktivitetin?

Të arrish të kesh një nivel të lartë produktiviteti nuk është edhe aq e vështirë. Sekreti qëndron në faktin se sa të aftë jeni ju për të programuar mendjen tuaj që të bëjë ato gjëra që ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim.

Më poshtë do të lexoni pesë strategji që do t’ju ndihmojnë:

Niseni mëngjesin duke bërë ushtrime fizike – Ato ju ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur mendjen sa më të freskët dhe aktive, gjë kjo që ndikon në rezultate sa më efikase gjatë gjithë ditës.

Duhet të keni gjithmonë një agjendë të detajuar – Një nga arsyet kryesore të suksesit të disa prej njerëzve më të suksesshëm është fakti se atyre asnjëherë nuk i ka munguar një plan i detajuar mbi tavolinën e tyre të punës.

Pushoni – Nuk duhet të neglizhoni absolutisht pushimet e shkurtra gjatë orarit të punës.

Vendosni afate – Kjo gjë ju bën që ju të jeni më produktiv, sepse nuk do ta shpërdoroni kohën në dispozicion për realizimin e një projekti të caktuar.

Festoni arritjet tuaja – Është njësoj sikur t’i pohonit mendjes suaj se ia dolët. Kjo ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe aftësive tuaja për të qenë sa më produktivë.