10:59 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si ta shmangim gripin?

A po kërkoni mënyra për të mos u prekur nga gripi? Edhe pse imuniteti i plotë nuk mund të garantohet, ne kemi disa këshilla që mund t’ju mbrojnë nga gripi sezonal.

Vaksinohuni kundër gripit. Një nga mënyrat më të mira për tu mbrojtur nga gripi sezonal është nëpërmjet vaksinimit të rregullt kundër tij. Posaçërisht personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobët, duhet të vaksinohen rregullisht.

Praktikoni zakone të mira shëndetësore. Kjo përfshinin pastrimin e rregullt të duarve me ujë dhe shampon sa më shpesh që është e mundur dhe shmangies së kontaktit me personat të cilët janë të prekur nga gripi, transmeton Indeksonline.

Provoni ilaçe antivirale të gripit. Ilaçet e tilla, zakonisht me bazë vitaminash janë ato që ju nevojiten më së shumti ngaqë në shumë raste parandalojnë simptomat e gripit.

Mirëmbani sistemin tuaj imunitar. Kjo arrihet së më miri nëpërmjet një diete të duhur me bazë pemësh dhe perimesh. Gjithashtu, ushtrimet, gjumi i rregullt dhe shmangia e stresit janë hapa tjerë që ndihmojnë për të mbajtur larg gripin sezonal./Indeksonline/