75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Si të bëni siç duhet depilimin në zonën bikini?

Depilimi me dyllë është i dhimbshëm, megjithatë nëse ndiqni këshillat e duhura para depilimit dhe të tregoni kujdesin e duhur pas tij, procesi do të jetë më i përballueshëm dhe do të keni një lëkurë të lëmuar dhe të pastër për një kohë të gjatë. 

Kur vjen periudha e ngrohtë dhe stina e plazhit po afrohet, femrat fillojnë të tregojnë më shumë kujdes për lëkurën e tyre dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje qimeve të padëshiruara në trup. Një prej proceseve më të zakonshme të tyre është depilimi për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe të butë. Për të pasur një rezultat sa më efektiv duhet që të zbatoni disa këshilla si para ashtu edhe pas procesit. Sigurohuni gjithmonë që të shkoni tek një profesionit dhe ambienti dhe veglat të jenë gjithmonë të sterilizuar.

 Ja çfarë duhet të bëni para depilimit. Është e rëndësishme të siguroheni që flokët tuaj janë mjaftueshëm të gjatë dhe nuk keni nevojë t’i zvogëloni nëse mendoni se janë më të gjatë seç duhet.

 Hidratimi është mjaft i rëndësishëm. Kur lëkura dhe qimet janë të thata ato janë më të dhimbshme kur hiqen me dyllë dhe në shumicën e rasteve mund të këputën duke mos marrë rezultatin që dëshironit. Prandaj është mjaft e rëndësishme që të keni një lëkurë dhe qime të hidratuara dhe të buta, pasi dhe depilimi do të jetë më i saktë dhe lëkura nuk do ta acarohet pas procesit.

 Shmangni konsumimin e kafeinës disa orë para depilimit.

Kafeina i bën nervat më të ndjeshme dhe rrit rrahjet e zemrës.

 Ja çfarë duhet të bëni pas depilimit. Pas depilimit lëkura është tepër e brishtë dhe e skuqur, prandaj është shumë e rëndësishme që zona të qëndrojë e thatë dhe pa djersë që të mos acarojë poret e hapura. Shmangni stërvitjet pas depilimit, pasi bakteret do të acaronin lëkurën e ndjeshme menjëherë.

 Ditën që depiloheni shmangni ujin e nxehtë si dhe ujin me kripë, në mënyrë që të mos merrni ndonjë reagim të padëshiruar nga lëkura. Gjithashtu uji i kripur nga plazhi ose klori nga pishina me siguri do të irritojë lëkurën, kështu që duhet të prisni të paktën tre ditë pas depilimit për t’i frekuentuar.

 Mos vishni veshje super të ngushta që të shmangni fërkimin me zonën delikate. Veshjet e lirshme janë ato që ju duhen për të lejuar lëkurën të marrë frymë.

 24 orë pas depilimit është e rëndësishme të hidratoni lëkurën çdo ditë.