12:04 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Si të bëni të dashur ?

Mund të ketë shumë këshilla se si mund të bëni të dashur nëse jeni beqar mirëpo studuesit kanë zbuluar edhe disa të tjera që mund të ju ndihmojnë.

Nga këto këshilla ju mund të mësoni se si të flirtoni, dhe të tregoheni mjaftë atratktiv para një vajze.

Së pari prezantoni veten dhe mos i bëni menjëherë pyetjen se a është beqare.

Jini i shpejtë në komplimente, pasi ta përfundoni bisedën tuaj mos harroni të bëni komplimente, nëse largoheni nga ajo mos harroni t’i shkruani dhe ta komplimentoni.

Tregoni me anë të veprave se nëse del me ju do të jetë qejf, mos harroni të buzëqeshni kur flisni me një vajzë po ashtu shtoni kujdes gjuhës së trupit tuaj, pasi kështu edhe do të dukeni me më shumë vetëbesim gjë e cila ju pëlqen vajzave.

Jini vetëvetja. Tregone personalitetin tuaj mos u mundoheni të shtireni dhe të jeni si dikush tjetër, kështu edhe do t’i kuptoni reagimet e saj dhe do ta keni më të lehtë të dini se çfarë të bëni më pas.

Improvizoni. Mundohuni të krijoni një lloj lidhje gjatë bisedës, dhe mundohuni të flisni për tema të ndryshme të cilat mund të jenë interesante.

Mos i bëni pyetjen e parë, A jeni beqare ?

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, mos e lini veten të zhgënjeheni nëse ju refuzojnë pasi që ky nuk do të jetë rasti i vetëm kur i flisni një vajze./Indeksonline/.