15:11 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Si të bësh për vete një Shigjetar?

Janë djemtë më të mire dhe kanë shpirtin më të ndjeshëm. Shigjetari nuk mban inat me askënd dhe sado e çuditshme të të duket, kur ka një lidhje është më besnik se të gjitha shenjat e tjera. Është gazmor, optimist dhe pozitiv.

Ajo çfarë ai dëshiron është ta duash dhe t’ia tregosh hapur këtë. Shigjetari do të vazhdojë të ketë një shpirt fëmije deri në fund të jetës. I nevojitet shumë dashuri dhe përkëdhelje. Ai vetëm jep e jep e jep, pa pritur shumë në këmbim.

Meshkujt shigjetar janë të këndshëm, paktë çuditshëm, por kanë një çudi të tillë, e cila është joshëse. U pëlqejnë femrat e gëzueshme. Vlerësojnë shumë ndershmërinë, sinqeritetin dhe ato femra që pëlqejnë kafshët.