17:16 / E Hënë, 21 Shtator 2020

Si të dallojmë gripin sezonal nga COVID-19

Si të dallosh një gripin sezonal nga COVID-19 është një nga temat më të diskutuara këtë sezon vjeshte. Sipas një studimi frika më e madhe e njërzve ishte pikërisht ajo për të mos qënë në gjendje ti dallojnë shenjat (33 %) ndjekur nga frika se mos nuk marrin mjekimin e duhur  (14.7%) dhe frika e  rikthimit të izolimit ( 14 %) kjo veçanërisht tek më të rinjtë.

‘Dallimi i gripit normal nga COVID-19 nuk është aq i thjeshtë’ shpjegoi virologu italian Fabrizio Presgliasco.

‘Megjithëse dy viruset janë të ndryshëm, simptomat që karakterizojnë gripin sezonal dhe COVID-19 janë shumë të ngjashme. Mënyra e vetme e sigurt për të bërë një diagnozë diferenciale është kryerja e tamponit’ ka shtuar virologu.

Është mirë të kujtojmë që gripi me të cilën duhet të merremi ka gjithmonë të njëjtat karakteristika:

Kjo është :

1.Termometri kërcen mbi 38 gradë

  1. Prania e të paktën të një simptome sistematike (dhimbje të muskujve / kyçeve) dhe një simptome të frymëmarrjes (kollë, rrufë, kongjestion / shkarkim i hundës, dhimbje fyti).

Së pari duhet theksuar një element .

Humbja e nuhatjes ose ndryshimi i shijës janë shenja tipike të COVID-19 dhe nuk kanë lidhje me gripin sezonal.

’Vëmendje gjithashtu duhet të ketë dhe për fëmijët: nëse jemi dëshmitarë të shfaqjes së një simptome të vetme të frymëmarrjes, ka të ngjarë që po përballemi me sëmundje sezonale. Nëse, nga ana tjetër, ndodhin më shumë se një herë në të njëjtën kohë, është mirë të bëni kontrolle të mëtejshme ».

Çfarë duhet të bëni në rast se keni ethe

‘Vetë-mjekim të përgjegjshëm’ rekomandon virologu.

‘Këtë vit duhet të shtohet më shumë përgjegjshmëria tek njerëzit. Të qëndrojnë në shtëpi nëse shfaqin simptoma dhe të izolohen nga të tjerët, nuk duhet të shkojnë në urgjencë ose në zyrën e mjekut. Duhet të telefonojnë mjekun e  familjes, shërbimin e urgjencës mjekësor. Këshillat klasike mbeten të vlefshme siç është dieta e shëndetshme dhe ruajtja e një flore të shëndetshme dhe të zorrëve me ndihmën e probiotikëve’.