Si të dallojmë një Rolex fals
Specialisti i orës ka zbuluar se si mund të identifikoni nëse një Rolex i blerë është origjinal apo jo.
Mënyrat kryesore janë dizajni, numrat serial dhe akrepat.
Nëse ju keni marrë një super-ofertë për Rolex me çmim qesharak, kjo duhet të jetë shenja kryesore që ndoshta ajo nuk është një orë autentike.
Megjithatë, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, Joe McKenzie, një specialist i orës, ka identifikuar tri mënyra kryesore për Business Insider, për të gjetur nëse një orë si Rolex është e rreme.
McKenzie zbuloi se çelësi i parë për të zbuluar orën fals është pesha e orës. Nëse ka ndonjë dyshim, atëherë me siguri se bëhet fjalë për orë fals. Ka edhe detaje të tilla si shkrimet e sakta të shtypura dhe logoja e Rolex-it.
Gjëja tjetër për t’u kushtuar vëmendje janë akrepat. Orët me bateri më së shpeshti karakterizohen nga rrahja e akrepit. Orët Rolex me lëvizje automatike kanë akrepa që rrëshqasin, thotë McKenzie.
Numrat serik janë gjëja e tretë që identifikohen dhe të cilët gjenden brenda shtëpizës.