75 Mall Live Search
07:44 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Si të dukeni seksi për të në natën e Shën Valentinit

Shën Valentini vetëm sa nuk ka trokitur në derë, dhe shumë femra kanë filluar të brengosen se si t’i “gëzojnë” partnerët e tyre.

Kjo festë parasheh shkëmbimin e dhuratave mes çiftit, ndërsa shumica e çifteve nuk hezitojnë që pas një darke romantike ta vazhdojnë ‘afterparty-n’ në një dhomë luksoze hoteli.

Prandaj, shumica e femrave dëshirojnë që paraprakisht të përgatiten më shumë sesa me një dhuratë dhe ta befasojnë të dashurin edhe me linjat e tyre trupore – të cilat gjithmonë janë seksi pavarësisht formës apo madhësisë.

Cosmopolitan ka përpiluar një listë me disa nga të brendshmet më seksi për këtë Shën Valentin, e të cilat i shkojnë më së shumti për shtati femrave me gjokse të vogla.