22:40 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Si të harroni dikë më lehtë, këshilla nga ekspertët

Përfundimi i një lidhje nuk është kurrë e lehtë – dhe mund të jetë edhe më e vështirë nëse ende ka dashuri të përbashkët, transmeton Indeksonline.

Lajmi i mirë është se dhimbja nuk do të zgjasë përgjithmonë – dhe sigurisht që nuk do të të mbajë të mos biesh përsëri në dashuri.

Sipas një hulumtimi, një personi i duhen rreth 11 javë për t`u ndjetë më mirë pas ndarjes. Por një studim tjetër zbuloi se një çifti i duhen rreth 18 muaj për të tejkaluar përfundimin e një martese.

Mirëpo, sipas ekspertes së lidhjeve, Ammanda Major, ekzistojnë disa hapa të cilët mund të ju ndihmojnë që të tejkaloni dhimbjen pas ndarjes:

Jepi vetes kohë
Për disa, humbja e një personi të rëndësishme për shkak të ndarjes mund të jetë e dhimbshme sikurse të vdiste. Por është e rëndësishme që të pranoni këtë realitet të ri dhe ta pranoni se mund të ecni përpara.
Dhe ndërkohë që po reflektoni mbi marrëdhëniet dhe emocionet tuaja në lidhje me shpërbërjen, mund të mësoni një ose dy gjëra rreth vetes dhe asaj që dëshironi nga një marrëdhënie e ardhshme.

Ktheje vëmendjen tek vetja
Në shumë marrëdhënie, fokusi primar është në “ne” në vend të “unë” .Por fundi i një marrëdhënieje ofron një mundësi unike – për të shqyrtuar se ku jeni në jetë dhe pastaj për të bërë diçka për ju . Megjithëse mund të duket klishe, fundi i një marrëdhënieje ju ofron mundësi për t’u rilidhur me ju.. Në vend se të nxitosh në një marrëdhënie të re, merr kohë për t’u përqendruar në marrëdhënien me veten tënde.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë
Rrallëherë njerëzit vijnë në vendimin për t’i dhënë fund një marrëdhënie në të njëjtën kohë. Kur është kështu, njëra anë zakonisht befasohet ose tronditet – gjë që vetëm do të zgjasë procesin e hidhërimit. Andaj sa herë që të shihni se nuk jeni duke arrit të tejkaloni disa gjëra, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. /Indeksonline