07:42 / E Hënë, 10 Gusht 2020

Si të humbasësh 5 kg në një javë pa ‘sharruar’ nga uria

Dietat e rënies së shpejtë nga pesha jo të gjitha funksionojnë dhe në shumë raste dështojnë. Në një regjim ushqimor hipokalorik supozohet të merrni më pak kalori se sa jeni mësuar me vaktet e zakonshme. Qëllimi kryesor i kësaj diete është zgjimi i metabolizmit duke përshpejtuar aktivitetin e tij e duke ju bërë të humbisni peshë shpejt. Tani le të shohim se si të humbisni 5 kg në 7 ditë.

Si të humbisni 5 kg në javë: çfarë të hani?

Dita fillon me një mëngjes që ka si bazë çajin jeshil i cili riaktivizon metabolizmin, një kavanoz kos të bardhë dhe një frut.

Për drekë mund të hahet peshk i gatuar pa yndyrë. Në alternativë të tij, mund të hani edhe një racion gjoks pule ose gjeldeti të gatuar në skarë. Në të dyja rastet, pjatë shoqëruese mund të jetë një sallatë.

Për darkë është mirë të përgatisni një supë me perime miks ose bishtajore siç janë qiqrat, thjerrëzat, bizelet ose fasulet. Mund ta shoqëroni me një fetë buke integrale.

Si vakte të ndërmjetme mund të merrni çajra bimorë për të lehtësuar kullimin e lëngjeve, për të qetësuar urinë dhe për të reduktuar fryrjen e barkut. Çaji mund të shoqërohet me fruta të stinës të cilat ndihmojnë në furnizimin me vitamina, kripëra minerale dhe fibra  që janë esenciale për funksionimin korrekt të zorrëve.

Si të humbni 5 kg në një javë: menu tipike

Më poshtë do të gjeni një shembull menuje të dietës sprint për të humbur peshë brenda një kohë të shkurtër, por njëkohësisht duke marrë edhe gjithë elementet e nevojshme ushqyese për mirëqenien.

Mëngjes: Një filxhan kafeje ose çaj pa sheqer i shoqëruar nga 1-2 feta buke të thekur me marmelatë ose një frut të stinës. Fetat e bukës mund të zëvendësohen edhe me një vasketë kos në të cilin mund të shtoni 50 gram drithëra.

Paradite: Mund të hani pak kos të bardhë, një frut të freskët ose një dorë fruta të thata për të humbur 5kg në javë.

Dreka: Përgatisni 60 gram pasta integrale ose oriz basmat me perime të stinës të gatuara në skarë me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Pasdite: Mund të hani një frut, një kos pa yndyrë, fruta të thata ose një lëng frutash të shtrydhura.

Darka: Në mbrëmje është mirë të gatuani një pulë të pjekur në skarë të cilës ia keni hequr lëkurën ose peshk të gatuar në avull. Mund të konsumoni si alternativë, edhe një vezë të zier dhe djathë me pak yndyrë të shoqëruar me perime të freskëta ose të gatuara dhe një fetë buke integrale.