75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Si të humbim peshë më lehtë

Nëse jeni duke kërkuar të bini në peshë duket se mënyra e re duhet të jetë jeta aktive, ushqimet e shëndetshme të të gjitha llojeve dhe sasia e duhur e konsumimit të tyre. Vetëm në këtë mënyrë trupi do të marrë të gjitha furnizimet e nevojshme si dhe do të reagojë pozitivisht për të rënë në peshë.

Provoni një sport që nuk ju pëlqen. Ndoshta jeni shumë të mirë në vrap, por nuk ju pëlqen noti. Atëherë ka ardhur koha të hidheni në pishinë dhe të bëni not. Kjo do e detyrojë trupin të vërë në përdorim muskujt të tjerë që nuk reagonin gjatë vrapit. Mos kini frikë të ndërroni rutinën tuaj.

Perimet janë miku juaj më i mirë. Kur dëshironi të humbisni dhe disa kg duket se perimet ju vijnë në ndihmë. Çdo perime i konsumuar përmban 4 herë më pak kalori se çdo ushqim tjetër. Kjo do të thotë që ju mund të konsumoni sa të doni dhe sërish të bini në peshë.

Vini në punë të gjithë trupin. Mos u merrni një ditë me ushtrimet për këmbët dhe në ditë me ushtrimet për shpinën, duke kryer aktivitete të ndara. Por kryeni ushtrime që aktivizojnë të gjithë trupin. Duhet të punoni me grupe të ndryshme muskujsh çdo ditë në mënyrë që të merrni rezultat.

Duhet të kuptoni se vaktet e ndërmjetme apo snacks kanë rëndësi. Zgjidhni snacks të shëndetshme në mënyrë që të thyeni urinë dhe në të njëjtën kohë të mos merrni kalori më shumë seç duhet.

Vendosni zakone të shëndetshme në jetën tuaj. Mundohuni të pini sa më shumë ujë, të konsumoni fruta, të ulni dozën ditore të sheqerit etj. Të gjitha këto do të kontribuojnë jo vetëm në një trup më të dobët por edhe shëndet më të mirë dhe jetë më produktive.

Bëni pushime. Trupi ka nevojë të pushojë nga lodhjet ditore, palestra, stresi në mënyrë që të rigjenerohet. Bëni një program për javën ku të përfshini edhe periudha relaksimi në të.