12:21 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Si të kemi këmbë “perfekte”?

Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidh aerobinë.

Cilido lloj i ushtrimeve do të forcojë muskulaturën e këmbëve tuaja dhe do t’ju ndihmojë që ta zvogëloni celulitin, i cili është armik edhe i femrave me këmbë të holla dhe bukur të formësuara.

Për dhënien e formës së këmbës më së mirë do të shërbente ndonjë aktivitet aerobik, si vrapimi, ngarja e biçikletës apo notimi.

Para zgjedhjes së aktivitetit zik të cilin duhet ta përsëritni disa herë në javë, kini kujdes që të argëtoheni me të, sepse ndryshe do të hiqni dorë shpejt.