Si të keni këmbë të buta?
Banja e këmbëve është një zakon i çmuar për t’i dhënë lehtësim këmbëve të lodhura në fund të një dite të gjatë. Përgatisni një banjë relaksuese për këmbët e ndjekur më pas nga një masazh dhe hidratimin e duhur të tyre për të qenë gjithmonë të buta dhe të shplodhura.
Fillimisht mbushni një tas të madh me ujë të ngrohtë dhe fusni këmbët. Shtoni dy lugë sode buke pasi kanë efekt antibakterial dhe disa pika vaj esencial nenexhiku ose portokall.
Nëse këmbët tuaja nuk janë shumë të buta atëherë shtoni një filxhan qumësht pasi do të ushqejë dhe hidratojë lëkurën.
Nëse keni probleme me djersën dhe erën e keqe të këmbëve shtoni uthull molle dhe lëng limoni për ti freskuar ato dhe shmangur erën e rëndë.
Më pas merrni një gur për thembrat dhe fërkoni vendet ku lëkura është e ashpër. Më pas merrni një krem hidratues apo një vaj që pëlqeni dhe filloni masazhoni këmbët me duar në mënyrë rrethore.
Kjo do të jap një qetësim të menjëhershëm. Mundohuni ta bëni këtë disa herë në javë në mënyrë që të keni gjithmonë këmbë të buta, shëndetshme dhe relaksuara.