00:56 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Si të kuptoni ç’ju pëlqen në shtrat përballë partnerit

Imagjinoni sikur jeni në shtrat me partnerin tuaj dhe ai ju pyet “çfarë do që të bëjmë tani?” Në sipërfaqje, ai po kujdeset për ju. Por në atë moment, shumë njerëz panikosen dhe s’dinë si të përgjigjen. Kjo ndodh sepse nuk e njohin veten seksualisht. Nuk e kuptojnë çfarë duan apo çfarë u pëlqen. Nëse e mendoni seksualitetin si një pjesë të panjohur të vetes, lexoni më poshtë për të zbuluar ç’ju pëlqen.

Filloni nga gjërat e thjeshta

Shumica nuk kuptojnë se dinë mjaftueshëm mbi preferencat e tyre në shtrat. Kur dëgjojnë pyetjen “si të pëlqen,” ndërtojnë një skenar të komplikuar në mendjet e tyre pa qenë nevoja. Përgjigjja s’ka pse të jetë dy paragrafë e gjatë. Mund të jetë diçka e tipit “më pëlqejnë puthjet e ëmbla” ose “më pëlqen të më përkëdhelin pas seksit.” Gjithashtu, kini parasysh se gjërat që ju pëlqejnë në shtrat s’kanë pse të jenë ekskluzivisht orgazmike. Për sa kohë ju bën të ndiheni mirë, quhet.

Ekzaminoni përvojat e kaluara

Një tjetër mënyrë për të kuptuar ç’ju pëlqen është përmes ekzaminimit të përvojave të kaluara. Si ishte seksi më i mirë i jetës suaj? Ju vijnë ndërmend tre kujtime të ndryshme? Çfarë i bëri ato përvoja aq të mrekullueshme? Ndoshta, jeni ndjerë rehat me partnerin, ndoshta ju ka shijuar shumë seksi oral. Po seksi më i keq që keni bërë ndonjëherë? Pse ishin aq të këqija ato përvoja? Ndoshta s’kishte komunikim, ndoshta u dominuat dhe s’ju pëlqeu. Përvojat janë plot me informacione që ju ndihmojnë të kuptoni ç’ju pëlqen dhe çfarë jo.

Eksploroni veten

Thuajse të gjithë e konsiderojnë seksin si diçka që bëhet me dikë tjetër, por së pari duhet të keni një marrëdhënie me veten dhe me seksualitetin tuaj. Masturbohuni, eksploroni trupin tuaj. Prekni pjesë të ndryshme të trupit dhe zbuloni çfarë shkakton një reagim. Luani me fantazi dhe skenare të ndryshëm. Kjo metodë ju lejon të testoni gjëra të ndryshme pa presionin e një parteri dhe keni më shumë kohë në dispozicion për të ekzaminuar reagimin tuaj.

Jini të gatshëm të eksperimentoni

Nëse doni të dini ç’ju pëlqen në shtrat, duhet të jeni të gatshtëm të eksperimentoni, me veten dhe me partnerin. S’keni si ta dini nëse ju pëlqen diçka pa e provuar. sigurisht, mund të keni limite që s’doni t’i shkelni, si për shembull, asnjë treshe apo orgji. Të kesh limite seksuale është e shëndetshme. Ndërkohë,shihni me kujdes aktet që s’i konsideroni limite, por as të pëlqyeshme. E zëmë, s’keni dashur të provoni ndonjëherë pozicionin doggy style, por s’keni asnjë arsye pse të mos e bëni. Imagjinoni për të, fliteni me një partner dhe kur të jeni gati, provojeni.

Përqëndrohuni te përvoja

Për të kuptuar ç’ju pëlqen, duhet të përqëndroheni te përvoja e momentit. Duhet të jeni të aftë të dalloni nëse diçka ju pëlqen apo jo. Për shembull, nëse partneri ju gjuan me shuplaka në të pasme, ju pëlqen ndjesia e dorës së tij apo ideja që po ju “ndëshkon”? Ngjan si një këshillë që s’ka nevojë të thuhet, por në të vërtetë, jemi aq të shpërqëndruar gjatë seksit, sa s’e regjistrojmë reagimin tonë. Shpenzoni pak më shumë energji dhe përjetoni e vëzhgoni atë që po ju ndodh.

Jini të hapur

Ato që pëlqeni dhe ato që nuk pëlqeni në shtrat evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e kohës në varësi të përvojave, marrëdhënieve apo zhvillimit personal. Nuk do ta dini kurrë profilin tuaj të plotë seksual dhe kjo është shumë normale. Seksi është argëtues sepse të jep gjithmonë diçka për të zbuluar.