14:03 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Si të kuroni sytë e thatë

Sytë janë organi jetësor përmes të cilëve shohim botën, lexojmë, shkruajmë madje edhe shprehim emocionet tona. Kjo do të thotë se duhet të kujdesemi mirë për sytë.

Mirëpo lodhja, orët e gjata para ekranit, ndotja dhe sëmundje të ndryshme mund të ndikojnë në shëndetin e syve.

Këto janë disa nga mënyrat e kurimit:

Merrni Vitamina D.

Hapni dhe mbyllni sytë më shpesh në mënyrë që të pastrohen nga ndotja e mjedisit.

Pini sa më shumë lëngje.

Bëni gjumë të rregulltë dhe të plotë.

Konsumoni acide yndyrore omega 3.