Si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues
Vera mbëriti. Edhe
pse qershori filloi me shi, temperaturat u ngritën menjëherë duke kapur vlera
deri në 39 gradë celcius.
Këtu do të gjeni disa këshilla se si të përballoni dhe të
mbroheni nga i nxehti përvëlues.
Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e
nxehta të ditës, 11.00 – 17.00
Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe
ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia
Mbani në
kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë
Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët
në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.
Mbani mbyllur
dritaret gjatë ditës
Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe
asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
Evitoni korrentet e mundshme
Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush,
ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë,
ballë.
Pini lëngje ose
ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë
Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë
Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si
zarzavate, fruta
Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta
Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e
nxehta të ditës,11- 17
Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo
edhe të vetmuar.