10:15 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Si të mësoni nëse dikush ju gënjen, zbuloni me anë të këtyre shenjave!

Askush nuk do të donte që gënjeshtra që e ka bërë t’i zbulohej.

Por, janë disa shprehje të cilat mund të na ndihmojmë që të zbulojmë një gënjeshtër të thënë për diçka të caktuar.

Ju duhet të njihni fillimisht gjuhën e trupit.

Sipas psikologut të sjelljes Jo Hemmings, ju nuk do të dini asgjë për gjuhën normale të trupit të një të huaji virtual kështu që ju duhet të shikoni më tepër rreth kësaj çështje, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Kur është fjala për dikë që e njihni mirë, e keni më lehtë për ta mësuar nëse ka tentuar t’iu mashtrojë duke ju thënë gënjeshtër apo e ka thënë të vërtetën.

Shprehjet mikro të fytyrës, lëvizjet, janë çelësi për të mësuar “gënjeshtarin”.

Duke supozuar se e njihni mjaft mirë këtë person që ju ka gënjyer, do të njiheni me shprehjet e tyre të zakonshme të fytyrës – mënyrën se si buzëqeshni, qeshni, pozicionin e tyre dhe sasinë e kontaktit me sy që përdorin kur ata komunikojnë me ju.

Gënjeshtarët, mund të skuqen ose të kenë një skuqje të fytyrës, të shkaktuar nga ankthi.

Ata mund të gërmojnë ose të lëpihen në buzët e tyre dhe të shmangin kontaktin direkt me sy ose të injorojnë me shpejtësi. Ju vetëm e dini se diçka nuk është plotësisht e drejtë./Indeksonline/