20:01 / E Diele, 13 Shtator 2020

Si të motivoheni të filloni stërvitjet?

Nëse nuk keni filluar ende të vizitoni palestrën së paku 3 herë në javë atëherë nuk e dini se çfarë po humbisni. Për shumë persona kjo kohë është koha e preferuar e ditës, dhe mund të bëhet edhe e juaja në shumë pak hapa. Më poshtë do t’iu tregojmë se si të motivoheni të filloni stërvitjet.

1. Kuptojeni se gjërat e mira duan kohë, dhe asgjë nuk mund të ndryshojë për një ditë, ki durim!

2. Kujtojini vetës se duhen 21 ditë për të krijuar një shprehi të re dhe për tu mësuar me të.

3. Kujtojini vetës të jeni pozitiv.

4. Mos harroni të hani 80% ushqime të shëndetshme dhe vetëm 20% ushqime të tjera.

5. Kurrë mos u ndalni!

6. Asnjë stërvitje nuk është e keqe, pos asaj që nuk ka ndodhur.

7. Gjithmonë kujtoji vetës se ju jeni duke e bërë këtë për vetën tuaj, për askënd tjetër.

8. Mos u shqetësoni për kaloritë.