75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / G T

Si të ndalet Salah-u? Joao Neves ka një ide: Është e thjeshtë…!

Skuadra e Paris Saint-Germainit sonte e pret në “Parkun e princave” Liverpoolin në 1/8 e finales në Champions League.

Futbollisti portugez, Joao Neves u paraqit në konferencë për media dhe një nga pyetjet që mori ishte se “si do ta ndalin Mo Salahun”, shkruan Indeksonline

Neves dha një përgjigje epike, duke thënë se është e thjeshtë.

“Është e thjeshtë. Ne vetëm duhet ta mbajmë topin. Ta mbajmë topin aq gjatë sa është e mundur. Ata kanë lojtarë individualë fantastikë. Por, ne si ekip jemi më të mirë”, u shpreh Neves

Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Liverpoolit zhvillohet sonte në Paris nga ora 21:00./Indeksonline/