Si të ndalosh së kërkuari aprovim nga të tjerët

Edhe nëse e kap veten duke kontrolluar vazhdimisht Instagramin për like-et e fotove të fundit je duke kërkuar për një lloj aprovimi!
Eshtë e kotë ta mohoni, por në vend që të bëni këtë, punoni me vetëbesimin dhe sigurinë tek vetja. Nuk ka nevojë për asnjë shfaqje, gjeste apo sjellje për t’i treguar njerëzve se je i zgjuar, i këndshëm apo interesant. Bëhu dhe ata do kërkojnë vetë ta dinë.
1. Zëvendësoje atë zërin e keq brenda kokës tënde!
Nëse vazhdimisht je kritik me veten, i ashpër, gjykues, etj, kjo në një mënyrë a në një tjetër do të ndikojë tek vetëbesimi yt. Prandaj kur mendime të tilla të vinë në kokë, kujtoji vetes që je i aftë dhe vlerësoje për çdo të mirë. Zëvendëso mendimet e këqija me reflektime pozitive.
2. Rrethoje veten me njerëz të mirë
Nevoja për aprovim ushqehet edhe kur njerëzit rreth teje të detyrojnë ta bësh këtë. Rri me njerëz të çiltër që të pranojnë dhe vlerësojnë ashtu siç je.
3. Beso tek vetja dhe bindjet e tua
S’ka asgjë të bashkëpunosh dhe ndërveprosh me të tjerët, por mos harro të besosh gjithmonë tek zëri yt i brendshëm.
4. Përpiqu të kuptosh pse kërkon aprovim me domosdoshmëri
Duke e kuptuar arsyen do ta keni më të thjeshtë ta eleminoni këtë ngarkesë nga vetja. Para se ta bëni këtë pyeteni veten: “Pse po mendoj për këtë?” “Pse nuk i besoj vetes dhe mendimeve të mia në këtë çështje?” Sigurisht që ka momente kur ndihemi të pasigurtë, ose thjesht duam të ndihemi të pranuar, por duhet të dini si të ruani balancën.
5. Bëj një listë me gjërat që duhet të bësh
Sidomos me gjërat që ke frikë t’i bësh! Sapo të keni listën e përfunduar do të ndjeni një lloj çlirimi dhe në fund, pasi t’i keni realizuar s’do ndjeni më nevojën për t’u aprovuar nga njerëzit.
6. Shkruni herë pas here 5 arritje
Për të rritur vetëbesimin!
7. Merrni pak kohë pushim nga rrjetet sociale
Fokusohuni në gjëra të tjera. Si përshembull tek një libër, a një sport që ju pëlqen.
8. Pranoje veten siç je dhe mos u krahaso me të tjerë
Secili ka rrugën e tij, situatat dhe ngjarjet e tij në jetë. Ka një arsye pse jemi unikë prandaj pranojeni këtë, përpiquni të përmirësoni veten, por pasi fillimisht ta keni pranuar.
Burimi: Bustle